Itali-Slloveni, letër BE: Liberalizim vizash për Shqipërinë
Ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Sllovenisë, Franko Fratini dhe Samuel Zbogar i janë drejtuar sot me një letër Bashkimit Evropian, ku i kërkojnë përshpejtimin e procedurave për liberalizimin e vizave për vendin tonë dhe Bosnjën. Të vetmet vende të përjashtuara nga lëvizja e lirë në Ballkan, pasi Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi kanë marrë premtimin për heqjen e vizave që në mesin e muajit dhjetor duke qenë se sipas Brukselit kanë përmbushur kushtet e vëna nga Bashkimi Europian. Shqipëria dhe Bosnja nuk kishin plotësuar ende kërkesat si janë pajisja e qytetarëve me pasaporta biometrike, ruajtja e kufijve etj, ndaj u përjashtuan.