Itali/ Zjarr në aeroportin e Katanias, mbyllet deri më 19 korrik

Aeroporti në qytetin sicilian të Katanias është mbyllur deri të mërkurën (19 korrik) për shkak të një zjarri. Aeroporti u përfshi nga flakët mbrëmjen e së dielës, ndërsa fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, teksa Prokuroria e Katanias nuk përjashton as zjarrvënien e qëllimshme.
“Për momentin është herët për të bërë hipoteza. Presim raportin e parë dhe më pas do të vendosim. Shpresojmë që aeroporti të rihapet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse është vendimtar për qytetin dhe Siçilinë“, tha prokurori Carmelo Zuçaro.
Sipas grupit hetimor të zjarrfikësve, zjarri ka nisur në një nga vendet e rezervuara për kompanitë e makinave me qira.
Fatmirësisht edhe dëmet materiale nuk kanë qenë të mëdha, teksa po punohet për riparimin e pjesës së aeroportit të dëmtuar nga flakët./ TGCOM
/rtsh.al/