E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia ndërpret marrëveshjen e drithërave me Ukrainën

Rusia ka vendosur që të mos zgjasë afatin e marrëveshjes që mundëson eksportin e drithërave ukrainase nga portet e Detit të Zi.

“Fatkeqësisht, pjesa e marrëveshjeve të Detit të Zi në lidhje me Rusinë nuk është zbatuar deri më tani. Prandaj, marrëveshja e saj është ndërprerë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, sipas CNN. 

Zëdhënësi i Kremlinit gjithashtu u shpreh se vendimi për moszgjatjen në kohë të marrëveshjes nuk kishte lidhje me sulmin që u ndëmorr gjatë natës ndaj urës Kerch që lidh Rusinë me gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Marrëveshja në fjalë, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB, synonte lehtësimin e një krize botërore të ushqimit duke mundësuar eksportet e drithërave ukrainase që ishin bllokuar për shkak të luftës. 

Afati i saj u shtyu disa herë, ndërsa për muaj të tërë Moska është shprehur se nuk ishin përmbushur kushtet për zgjatjen e saj në kohë.

Marrëveshja kryesore ndihmoi në stabilizimin e çmimeve globale të ushqimit dhe solli lehtësim për vendet në jugun global që mbështeten në eksportet e Ukrainës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›