E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali arratisen nga burgu tre shqiptare

Tre shtetas shqiptarë janë arratisur nga një burg i sigurisë së lartë në Itali, ku vuanin dënimin për vepra të ndryshme penale.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave shqiptarët e arratisur janë identifikuar me emrat Ylli Ndoji, Leonard Myrtaj dhe Dritan Rexhepi.

Sipas burimeve, arratisja ka ndodhur gjatë orëve të ajrimit, ku të dënuarit kanë përfituar edhe nga mungesa e vëmendjes së rojave.

Burimet shtojnë më tej se tre shqiptarët janë dënuar respektivisht për grabitje, rrëmbim personi dhe trafik droge.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›