E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohet i dyshuari si kreu i "Ndrangheta-s"

Paolo Rosario De Stefano, 33 vjeç, u arrestua nga policia kalabreze në apartamentin që kishte marrë me qera për bashkshorten dhe fëmijët e tij në Taormina, lokalitet turistik siçilian që ndodhet në afërsi të Catanias.

I gjendur në listën e 30 kriminelëve më të rezikshëm të Italisë, bosi i mafias nuk ishte i armatosur dhe nuk bëri asnjë rezistencë gjatë arrestimit të tij.

"Keqbërësit në arrati janë shumë më të shkujdesur kur janë me pushime. Zakonisht, ata nuk qëndrojnë nëpër apartamentete e tyre dhe nuk vihen në kontakt me familjet e tyre, që ndodhen nën mbikëqyrjen", deklaroi për AFP një përfaqësues i policisë së Rexhio Kalabrias.

I dënuar nga Gjykata e Apelit me tetë vjet burg për lidhje mafioze, Paolo Rosario ishte anëtari i fundit në arrati i klanit "De Stefano".

Ai ka drejtuar këtë krah të ''Ndranghetës që pas arrestimit në dhjetor të kreut të fundit të grupit".

Grupi "De Stefano" kontrollon plotësisht të gjitha aktivitetet mafioze në Rexhio Kalabrias pasi arritI të merrte drejtimin gjatë një lufte të përgjakshme mes klaneve mafioze në vitet 80, gjatë së cilës kanë humbur jetën mbi 1000 persona, ndër të cilët edhe vetë babai i Paolo Rosarios.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›