E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina prodhon vaksinën e parë të gripit të derrit

Sipas lajmit që bëjnë të ditur mediat kineze, kompania Sinovac Biotech Co. me qendër në Pekin ka prodhuar një vaksinë të standardeve ndërkombëtare. Në deklaratën për shtyp të kompanisë Sinovac, vaksina është përdorur tek 1614 vullnetarë dhe nuk është vërejtur asnjë ndikim anësor. Në deklaratë nuk thuhej asgjë në lidhje me ndikimet e vaksinës në doza të ndryshme  apo me mënyrat e përdorimit të vaksinës.

Kompania Sinovac pati bëri të ditur se porosia e parë prej 4 milion dozash e porositur nga qeveria kineze në 19 qershor do të jetë gati në fund të shtatorit. Drejtuesit e kompanisë njoftuan se me kërkesën e dytë shtesë që do të marrin në shtator, numri i dozave të prodhuara do të jetë afro 10 milionë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›