Itali arrestohet superbosi i Camorra-s

Policia italiane e provinces se Kazertes ka vene ne pranga diten e sotme nje nder eksponentet kryesore te mafias napoletane bosin Antonio Iovine.
Lajmi ka bere buje ne te gjitha mediat italiane. Iovine aktualisht 46 vjec kerkohej nga drejtesia prej 14 vjetesh dhe kishte hyre ne listen e 30 personave me te kerkuar bashke me Matteo Messina Denaro numri nje i Cosa Nostra-s.
Sipas hetuesve Iovine ka drejtuar per dekada klanin e fuqishem Casalesi duke u perqendruar kryesisht tek menaxhimi i parave te pista qe vinin nga trafiku i droges dhe zhvatjet e bizneseve.