E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, bllokohen 1 ton drogë, nëShqipëri kapet kreu i trafikut

VENECIA- Një operacion i gjerë policor mes Italisë e Shqipërisë është ndërmarrë nga policia e Venecias për të goditur një rrjet trafiku droge mes dy shteteve.

Agjentët e policisë po ekzekutojnë 11 urdhërarreste me burg, dhe media italiane informon se mes të arrestuarve është dhe kapoja i trafikut, që jeton në Shqipëri.

Në këtë operacion të koduar “Nëntoka” janë sekuestruar 1 ton mariuanë, shkruan tg com. Ndërkohë nga policia shqiptare nuk ka ende asnjë njoftim në lidhje me këtë operacion antidrogë të ndërmarrë mes dy shteteve.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›