E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, bllokohet kompania e ilaçeve me drogë, ka depo dhe në Shqipëri



Nën arrest katër drejtuesit e kompanisë farmaceutike

Ivanaj: Do të marrim të gjitha masat e nevojshme

Një kompani farmaceutike është bllokuar nga policia italiane, pasi tregtonte medikamente me përbërje droge. E përditshmja italiane “ilGiornale” citon se policia e luftës ndaj krimit NAS ka arrestuar 4 drejtuesit e kompanisë, nën akuzën e mashtrimit të të mirave publike, tregtim të drogës dhe dështim të shërbimit shëndetësor kombëtar. Sipas të përditshmes italiane, bëhet e ditur se kompania farmaceutike “Off” shet barna edhe në Shqipëri nëpërmjet një depoje farmaceutike.

Ministria

Pas kësaj, kontaktuam menjëherë dikasterin e Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri. Zv.ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj, nuk kujtohej për ekzistencën e kësaj kompanie në vendin tonë. Ndërkohë që pohoi se në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar së fundmi me Agjencinë e Kontrollit të Barnave në Itali, do t’i komunikohet edhe vendit tonë mbi masat që do të merren në vijimësi. Pritet që institucionet përkatëse shqiptare, pasi të marrin informacionet e duhura për lidhjet që kjo kompani farmaceutike ka me depot në vendin tonë, të marrë masat e nevojshme për të kontrolluar dhe ndaluar medikamentet me përmbajtje droge.

Operimi

Gazeta “ilGiornale” vijon më tej investigimin. Sipas saj, kompania farmaceutike akuzohet për mashtrim të të mirave publike, tregtim të drogës dhe dështim të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar. Zbulimet janë bërë nga krimet NAS, në Cagliari - Livorno. Sipas burimeve policore, kompania “Off” tregton medikamente me substanca aktive, si drogë, por që shiteshin si barna që “shpëtojnë jetën” dhe ishin kryesisht për trajtimin e sëmundjeve të rënda të zemrës. Katër drejtuesit e kompanisë kanë përfunduar nën arrest shtëpiak, përkatësisht Mauro Terzani, 79 vjeç, përfaqësues ligjor, djali i tij, Filipi Federiko, 35 vjeç, përgjegjës për cilësinë, Bartolomeu Buonifacio, 60 vjeç, përgjegjës për monitorimin e kualitetit të shërbimit dhe Borelli Xhuliano, 76 vjeç, drejtor teknik. Xhuliano po gjykohet në gjendje të lirë, pasi ai dyshohet edhe për blerje të parregullta të disa ilaçeve. Gjithashtu, policia bënë të ditur se në mes të vitit 2007 dhe vitit të kaluar një farmaci shëndetësore lokale, pjesë e kësaj kompanie, shiste paketat e drogës “Ubidex”, me probleme të mëdha, pasi në të kishte kapsula bosh që përmbajnë substancë solidified. “Përbërës aktiv i treguar në kuti, ubidecarenone është përdorur për trajtimin e sëmundjeve të rralla gjenetike, të tilla si mitochondrial encephalopathy. Hetimet nisën pas një ankese të një pacienti të sëmurë kardiak, të cilit i ishte rekomanduar ky lloj i ilaçi, por nga dita në ditë ai përkeqësohej nga gjendja shëndetësore”, - shkruan “ilGiornale.it”. Ndër të tjera, në prill 2008 i është dhënë urdhër kompanisë të tërhiqte nga tregu “dell'Ubidex”. Kjo e fundit nuk ka vepruar në përputhje me kërkesat dhe pas kësaj NAS ka filluar menjëherë hetimet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›