E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, bullgarja nuk pranon të prostituojë, shqiptari e rreh dhe i djeg shtëpinë

FOGGIA-E dashura bullgare nuk pranoi të punojë si prostitutë, shqiptari e dhunon dhe tenton ti djegë banesën duke i vënë zjarrin.
Klajdi Toska i arrestuar nga karabinierët në San Severo akuzohet për rrahje, kërcënime në rrethana rënduese dhe zjarrvënie me dashje.

Sic bën të ditur agjencia e ljameve ANSA, Toska i nxehur sepse e dashura, 30-vjeçare nga Bullgaria, nuk pranonte të punonte si prostitutë në rrugën kombëtare 14 mes Foggias dhe San Severos, i riu shqiptar e ka marrë për fyti dhe ka nisur ta qëllojë me forcë, edhe me grushta në fytyrë. Vajza ka arritur t’i shpëtojë duarsh e të dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë. Ndërsa gjen një patrullë karabinierësh dhe u rrëfen ngjarjen, vajza merr një telefonatë nga fqinjët që të trembur i komunikojnë se i fejuari Toska po i vë zjarrin shtëpisë së saj. U desh ndërhyrja e tre skuadrave të zjarrfikësve për të shuar zjarrin e ndezur nga Toska ndërsa karabinierët ee kapen teksa ai fshihej në shtëpinë e një bashkatdhetari. Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Foggias.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›