E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërrik, Rama: Merrni të votojë edhe një tjetër, që Saliu të mos vjedhë votat

CERRIK- Kryesocialisti Rama e ka zhvendosur sot këndin e tij të fjalës në komunën Tregan të Cërrikut, për të dëgjuar hallet dhe problemet e banorëve dhe për të kërkuar votën e tyre, për një qeverisje ndryshe, siç tha ai. 

“Ne kemi detyrimin që njeriun e zgjedhur prej jush ta mbështesim maksimalisht pas 23 qershorit që të zgjidhë problemet tuaja. Kemi hartuar një program jo për të marrë votat dhe për të ikur në drejtim të paditur, por për të qeverisur ndryshe Shqipërinë. Sigurisht që në këtë program kemi adresuar edhe problemet e zonës suaj”, tha Rama. 

Për sa i përket sigurisë së votës më 23 qershor, Rama ftoi banorët e Treganit të marrin me vete edhe një person tjetër në zgjedhje dhe kështu nuk do ketë më mundësi të vidhet vota.
“Mjafton që secili, çdo njeri që e ka vendosur të votojë për PS më 23 qershor, të mos shkojë vetëm në zgjedhje, por të marrë edhe një tjetër që s’ka votuar më parë, pastaj Saliu të vjedhë gjithë ditën se nuk ka çfarë i bën fitores sonë”, tha ai.

Duke u ndalur tek menaxhimi i llixhave, Rama iu premtoi banorëve të kësaj zone se ato do kthehen në një pasuri që do sjellë mirëqënie jo vetëm pë rata që jetojnë në këtë zonë. 

“Në një vend tjetër me ujëra termale në Europë prodhohet mirëqënie për gjithë vendin, jo më për zonën ku janë. Ndërsa këtu njerëzit janë të varfër e të papaunë. Ne do bëjmë ç’mos që këtë pasuri ta vëmë në dispozicion të mirëqënies tuaj, do ta kthejmë në një zonë turiastike tërheqëse për të mirën e të gjithë vendit”, shtoi Rama. 

Një problem tjetër që shqetësonte këta banorë ishte edhe mbështetja e shtetit për fermën e tyre. Sipas Ramës fermerët sot vuajnë nga, “Problemi i të qendruarit vetëm përballë problemeve komplekse që ka puna pa asnjë aleancë me shtetin”. Ai shtoi se, “Ne do ta bëjmë shtetin partnerin e fermerit, shtetin e fshatit, duke marrë masa konkrete për uljen e kostos së prodhimit. Sot më shumë kushton ta prodhosh një product sesa çmimi me të cilin mund ta shesësh”, tha ai. 

“Ne propozojmë ndryshim të madh për fermerin, por nuk realizohet duke u shkëputur nga realiteti dhe duke humbur lidhjet me ju. Siç erdhëm këtu për të kërkuar votën, do vijmë edhe pasi ta marrim. Nuk është hera e fundit që më shihni mua këtu. Do flasim se si do ti bëjmë gjërtat bashkërisht”, vijoi Rama. 

Një tjetër premtim i përsëritur tashmë në çdo takim elektoral të Ramës në fshat, ishte edhe ai për bërjen zero të taksës 20%, tatim mbi vlerën e shtuar për plehrat kimike, apo për përgjysmim të kësaj takse për farërat dhe fidanët. Ai premtoi gjithashtu se, “programi socialist për fshatin, garanton 160 mln $ që do shkojnë për ujitjen dhe për kullimin e tokës”.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama në Belsh: Musa Ulqini, fuqi për ju. Nuk ndalet derisa i realizon premtimet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›