Itali, burg përjetë shqiptarit masakroi të moshuarit
MESTRE – Gjykata e Apelit në Venecia ka konfirmuar vendimin me burg përjetë për Naim Stafën dhe 20 vjet burg për rumunin Alin Bogdeanu të cilët u deklaruan fajtor për vrasjen e dy bashkëshortëve të moshuar në 2007 në Trevizo të Italisë. Për ngjarjen që në vitin 2007 tronditi gjithë komunitetin e Gorgos, ishte i akuzuar si “ekzekutor” edhe Artur Lleshi, i cili u vetëvra në burg disa muaj para se të dilte në proces.
Gjykata i ka bashkangjitur edhe dënimin për pjesën civile me 600 mijë euro në dëm të të pandehurve. Ndërsa dyshimet për pjesëmarrjen e një personi të katërt në masakër “u arkivuan”, pasi gjykata nuk gjeti prova të mjaftueshme për ta faktuar dhe identifikuar “personazhin misterioz” të hetimit të prokurorit Umberto Palma.
Ngjarja ka ndodhur në 21 gusht të vitit 2007, në Villa Durante, që ndodhet në rrugën “Sant Antonio” në kufi me Motta-n e Druante. Krimi ndodhi gjatë një tentative për grabitje kur çifti i të moshuarve refuzoi t’u jepte çelësat grabitësve, për më tepër që shtëpia për të cilën ata kujdeseshin nuk ishte as e tyrja. Autorët që kishin marrë kokainë për të “marrë zemër” për kryerjen e grabitjes, kanë masakruar dy të moshuarit dhe janë larguar.
(s.g/BalkanWeb)