Tirana, në Vlorë luhet për Evropën
TIRANE- Tirana do të luajë një ndeshje tepër të rëndësishme sot në Vlorë, një stadium ku vitet e fundit e ka patur tradicionalisht mjaft të vështirë. Për bardheblutë duket si një “finale” përsa i përket pjesëmarrjes në Kupat e Evropës, por edhe për të mos dorëzuar që tani titullin kampion në duart e Dinamos.
15 pikët e diferencës me blutë janë të pazakonshme për këtë skuadër, megjithatë duke parë edhe ndeshjet direkte mes tyre, asgjë nuk mund të quhet e përfunduar. Përpos kësaj, është e qartë se objektivi më real i Tiranës mbetet një vend në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm. Kampionët e vendit ndodhen 5 pikë larg Besës dhe 3 nga Apolonia e vendit të tretë, kështu që fitorja kthehet në një detyrë. Për çudi, Flamurtari ka qenë një nga skuadrat më të vështira për Tiranën në vitet e fundit. Në fazën e parë vlonjatët arritën të fitonin 3-1 në “Qemal Stafa”, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Tirana nuk ka më ato mungesa të rëndësishme të atij takimi dhe Flamurtari nuk është më aq i frikshëm. Gjithsesi, objektivat në lojë janë të ndryshëm. Vlonjatët ndodhen në fund të renditjes.
(s.g/BalkanWeb)