E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali ekonomia vazhdon tkurrjen

Ekonomia italiane u kontraktua me 0,7% në tremujorin e saj të dytë, shenjë e thellimit të recesionit, ndërsa masat shtrënguese të qeverisë kanë reduktuar fuqinë blerëse të biznesit dhe italianëve.

Sipas të dhënave paraprake të Institutit Italian të Statistikave (ISTAT), Prodhimi i Brendshëm Bruto në Itali pësoi një rënie për tremujorin e katërt radhazi.

PBB pësoi një rënie prej 0,8% edhe në tremujorin e parë të vitit, ndërsa prodhimi industrial është reduktuar me 8,2% që prej fillimit të vitit.

”Masat e kursimit të qeverisë, pa dyshim që po japin një ndikim rëndues në ekonomi”, deklaroi Vincenzo Bova, një ekspert financiar. “Investimi dhe konsumi, si Kriza FinanciareItali, reçesioni përtej 2013-ës Italia: BQE të jetë konkreteSpanjë, thellohen shkurtimet në buxhet në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik, janë midis më të dëmtuarve”.

Qeveria e kryeministrit Mario Monti është duke zbatuar një seri masash shtrënguese që synojnë të kursejnë nga buxheti i zhytur në borxhe i shtetit një total prej 20 miliardë eurosh.

Shkurtimi drastik i investimeve publike, efektet e krizës së Eurozonës dhe vështirësimi i kreditimit të ekonomisë janë arsyet kryesore që shpjegojnë recesionin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›