Itali, emigranti shqiptar i dhunuar dhe i dëbuar

E në fakt e kishin plagosur në kokë shqiptarin, i cili pas një mjekimi të shpejtë, nuk pranoi as të shtrohej në spital dhe as të paraqiste padi sepse ishte pa dokumenta qendrimi.
Por policët që ndërhynë në vendin e ngjarjes e kanë paditur dhe tani Gezimi rrezikon dëbimin. Disa shoqata vullnetaresh, nder ta Caritasi e komuniteti i Sant’Egidios, kane ngritur zerin dhe ne nje konference per shtyp deklaruan se “Do ishte vertet e hidhur qe dhuna e ushtruar ndaj nje njeriu te bute qe ne qytet e njohim prej 20 vjetesh, te sillte si rezultat nje flete debimi per te”.
Ata i bene thirrje institucioneve dhe banoreve te qytetit qe te reagojne ndaj kesaj klime te krijuar ne vend, ku episodet e dhunes kunder emigranteve, romeve apo te pastreheve duken si gjera te zakonshme. Episode te shumta, nje pjese e te cileve mbeten ne heshtje sepse shpesh viktimat jane pa dokumenta dhe rrezikojne debimin. Siç e rrezikon Gezimi, i sulmuar pa arsye ndersa flinte pertoke ne nje shtrat kartonash.