Idrizi i PDU takon deputetin grek, Nikos Hundis
Tiranë, 29 mars, NOA - Raporteri i Parlamentit Evropian, eurodeputeti grek Nikos Hundis, i dërguar nga Parlamenti Evropian për të përgatitur një raport mbi situatën politike në Shqipëri, u prit sot në një takim të veçantë nga kryesia e Partisë për Drejtësi dhe Unitet.
Kryetari i kësaj force politike, Shpëtim
Idrizi, pasi analizoi situatën politike në vend, diskutoi me të rreth ngërçit
politik në Shqipëri, problemet e emigracionit shqiptar, çështjen çame,
marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, e në veçanti me
Greqinë.
Ngërçi politik në vend duhet të zgjidhet nga dy forcat kryesore politike. Nëse nevojitet interpretim juridik, atëherë është Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias që mund të drejtohen partitë, - deklaroi Idrizi lidhur me një fakt të tillë.
Sipas tij, një pikë shumë e rëndësishme e programit të PDU është sensibilizimi brenda dhe jashtë vendit si dhe zgjidhja e një ndër prej çështjeve më të mëdha të mbetura pa zgjidhje, siç janë të drejtat e popullsisë çame, i paraqiti ai shqetësimin e tij përfaqësuesit grek në PE.
Ndërsa Hundis ka thënë nga ana e tij, se është e nevojshme që të dialogohet për të gjitha temat e të gjitha grupimeve.
Sikurse tregon edhe problemi politik në vend mungesa e dialogut mund të sjellë vetëm probleme, deklaroi Hundis.
n.e/NOA