Itali, gara me makina, vdes shqiptarja, 4 plagosen
ITALI- Një 22 vjeçare shqiptare me banim në Itali ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor. Sipas mediave Italiane, aksidenti ka ndodhur gjatë natës në rajonin Masa pas një gare me makina mes disa shqiptarëve.
Sipas mediave 5 shqiptarët po bënin garë me makinat e tyre në rrugë dhe njëra nga makinat ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë.
Ky aksident ka sjell vdekjen e një vajze nga Shqipëria, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, dhe plagosjen e 4 shqiptarëve të tjerë. Ndërkohë policia italiane po heton për identifikimin e viktimës dhe të plagosurve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)