E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, foshnja e vdekur: Policia ishte e mbështjellë me plasmas

KORCË- Policia e Korces pas ekzaminitmit mjeko-ligjor paraprak të foshnjës, e cila u gjet e vdekur dje në kazanin e plehrave pranë spitalit të Korcës tha se foshnja është lindur në kushte jo spitalore.

Policia bën me dije se i porsalinduri  është gjetur i vdekur i mbështjellë me plasmas dhe nuk i ishte hequr nga trupi as placenta me të cilën kishte lindur.

Sipas policisë ekpertët mjeko-ligjor nuk mund të pëcaktojnë faktin nëse foshnja ka vdekur në kazan apo është hedhur e vdekur.

Ndërkohë kampionë të foshnjes janë dërguar për një analizë më të detajuar në Tiranë në mënyrë që të kryhet një ekperizë më e plotë nga e cila mund të zbardhen shkaqe të reja të vdekjes së foshnjes.

Foshnja e vdekur është gjetur dje në një kazan plehrash pranë spitalit rajonal të Korcës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›