Itali gjenden ne Adriatik fragmente te avionit F16

Zbulohen në detin Adriatik pjesët e mbetura të avionit ushtarak amerikan
“F-16”, që u nis nga baza e Avianos në Itali. Deri tani nuk dihet asgjë
për fatin e pilotit, ndërsa pjesët e avionit ushtarak u gjetën në det,
paralel brigjeve të Cesenatikos.
Kapitaneria e Portit të Ravenës, që koordinoi kërkimet, shpjegoi se pjesët që përfunduan në një rrjetë peshkimi i përkasin avionit që deri tani konsiderohej i humbur. Kërkimet vazhdojnë për të gjetur pilotin dhe për këtë po ndihmojnë edhe zhytësit.
Avioni ushtarak “F-16” u nis nga Aviano, pasditen e së hënës në orën 20.00 dhe humbi kontaktet me bazën, ndërsa fluturonte larg Cervias. Sipas burimeve amerikane, avioni bënte pjesë në një formacion me avionë të tjerë ushtarakë, që do të merrnin pjesë në një stërvitje mbi detin Adriatik.
Në komunikimin e fundit me kullën e kontrollit, përpara se të zhdukej nga radarët, piloti kishte sinjalizuar një problem, por pa mundur të specifikonte se çfarë ishte saktësisht. Piloti që drejtonte një avion të ngjashëm dhe fluturonte në çift me “F-16”-n tha se kishte marrë sinjalin e ndihmës së shpejtë “May Day”, por nuk kishte qenë në gjendje të shihte trajektoren e rënies së tij.