E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali gjendet i pajete shqiptari

Trupi i një personi, që dyshohet të jetë i një shtetasi shqiptar, është gjetur i pajetë përpara hyrjes së spitalit të Aversës, në Itali.

Sipas raportimeve të mediave italiane, personi në fjalë është rreth moshës 30-35 vjeç dhe është vrarë me armë zjarri.

Mbi ngjarjen po heton skuadra speciale e provincës së Kazertës, e drejtuar nga zevendeskuestori Alessandro Tocco, bën të ditur agjencia e lajmeve “ANSA”.

Përmes gjurmëve të gishtave hetuesit shpresojnë të arrijnë në identitetin e personit, që mund të jetë vrarë ose gjatë një tentative grabitjeje, ose për larje hesapesh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›