E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, gjendet skeleti i gruas 5 mijë vjeçare

Skeleti 5 mijë vjeçar

Aosta, 16 korrik 2011 NOA – Arkeologët italianë kanë gjetur skeletin e një gruaje, e cila ka jetuar 5 mijë vjet më parë. Zbulimi ka ndodhur gjatë gërmimeve në një shkollë 9 vjeçare, në Introd, vend alpin me 600 banorë, jo shumë larg nga Aosta.

Për momentin është quajtur “Zonja e Introd”, por do t’u lihet në dorë fëmijëve të shkollës të zgjedhin emrin për skeletin mijëra vjeçar.

Gruaja është “bashkëkohëse” e burrit Similaun, i cili u gjet kohë më parë në krahun tjetër të Alpeve italiane.

a.q/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›