E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet në Tiranë i dënuari për trafik droge, gjykata i kishte falur 12 vite burg

Është vrarë me armë zjarri në Tiranë, Aleksandër Koliçi, një emër i njohur në media për shkak të precedentëve të tij kriminalë.

Ai u vra pranë shkollës Petro Nini Luarasi në zonën pranë Tiranës së Re në Tiranë, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i personit që shtiu mbi të.

Koliçi ishte arrestuar në kuadër të një operacioni të rëndësishëm anti- drogë, të quajtur Poter Al. Prokuroria e kishte konsideruar një dosje të rëndësishme. Por, edhe pse ndaj tij ishin kërkuar 16 vite burg, ai u dënua në vitin 2008 me vetëm katër vite. Më pas ai kërkoi edhe shkurtim të dënimit dhe doli i lirë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›