E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, gjendet trupi i vogëlushes shqiptare që u mbyt në lumin Po bashkë me kushërirën

Gjendet trupi i pajetë i vogëlushes 10-vjeçare me origjinë shqiptare e cila u mbyt dje sëbashku me kushërirën e saj në ujërat e lumit Po në Itali.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se trupi i pajetë i vogëlueshës u nxorr nga polumbarët pranë vendit të ngjarjes në provincën e Breme Lomellina në Pavia.

Sipas mediave italiane dy vajzat e vogla, 10 dhe 11 vjeç, kushërira, kanë qenë duke u larë në lumë por fatkeqesisht i ka rrëmbyer rrjedha.  Në ndihmë të tyre ka shkuar një i afërm, por ka qenë e pamundur, pasi trupat e vegjël janë zhdukur me shpejtesi nën ujë.

Ndërkohë ditën e djeshme polumbarët arritën të gjejnë trupin e pajetë të njërës prej vogëlusheve ndërsa gjetja e trupit të pajetë të kushërirës së saj u bë e mundur ditën e sotme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›