E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, greva e përgjithshme pengon qarkullimin

Iniciativa u ndërmorr nga sindikata ialiane CGIL, e cila u shpreh se mblodhi rreth një milion manifestues.

Por nga ana tjetër qeveria i kundërshtoi këto deklarata, pasi ministri i Punës Maurizio Sacconi foli për "pjesëmarrje të dobët" në një lëvizje ku nuk merrnin pjesë dy sindikatat e tjera të mëdha CISL dhe UIL.

Kjo grevë organizohej një ditë pas manifestimeve masive në Francë kundër një projektreforme të pensioneve, ku morën pjesë rreth dy milionë persona sipas sindikatave, rreth 800 000 sipas policisë.

Në Itali dolën në rrugë një milion persona, sipas Cgil, veçanërisht në Bolonjë (100 000), Milano (80 000) dhe Napoli (70 000). Por, policia i përgjysmoi këto shifra, duke e vlerësuar kështu numrin e manifestuesve në 35 000 në Milano.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›