"Ndryshimi i politikës izraelite ndaj Gazës, pozitiv"
"Po shohim qartë një ndryshim të politikës së qeverisë izraelite lidhur me Rripin e Gazës dhe e konsiderojmë si një sinjal vërtet pozitiv pas disa përpjekjesh telefonike përgjatë disa ditëve", deklaroi Westerwelle, gjatë një vizite në Rumani, në kuadër të një turi diplomatik në Evropën Lindore.
Izraeli ka ftuar zyrtarisht ministrin e Jashtëm italian, Franco Frattini të drejtojë për në Gaza një delegacion të krerëve diplomatikë të shteteve evropiane, duke dhënë në këtë mënyrë sinjale ndryshimi në bllokadën diplomatike në territorin palestinez.
Lidhur me ftesën e izraelitëve Westerwelle deklaroi se "Dje, kam komunikuar në linje telefonike me homologun tim italian Frattini dhe kemi vendosur të analizojmë këtë ftesë. Nëse na e mundëson axhenda jonë do të veprojmë”.