E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapen 1200 kg marijuanë, dyshohet se vinte nga Shqipëria

ITALI – Autoritetet italiane sekuestruan një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, që dyshohet se vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion tregun italian.

Sipas mediave të shtetit fqinj, në prangat e policisë kanë rënë katër persona, dy italianë dhe dy shqiptarë, ndërsa u sekuestruan rreth 1200 kg marijuanë. Momentalisht policia nuk bën të ditur identitetin e të arrestuarve.

Operacioni i policisë së Vareses u krye në Martignano në provincën e Leces, pikërisht në momentin kur katër të arrestuarit po ngarkonin drogën në një furgon. Mësohet se policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe disa armë dhe rreth 400 fishekë.

Ndërkohë autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›