Itali, kapen 4 shqiptarëme 30 kg heroinë turke
BOLONJA-Skuadra e policisë në Bolonja, në përfundim të një hetimi të nisur në disa qytetarëve të drejtuar nga Zyra e Prokurorit, ka arrestuar 4 të dyshuar për trafikantë droge, mes të cilëve dhe një femër.
Ata u kapën në Perciseto me një sasi prej 30 kg heroinë me origjinë turke.
Hetuesit zbuluan se droga e destinuar për në tregun e Italisë së veriut dhe atë qëndrore ishte fshehur nëntokë, në kazanë plehrash plastikë të groposur në tokën shtetërore në skaj të linjës hekurudhore.
Heroina e kapur kap një vlerë prej mbi 2 milionë eurosh në rast të shtijes së saj me pakicë. Policia italaine bën të ditur se detajet si identiteti i shqiptarëve dhe trafikimi i lëndëve narkotike nga ana e tyre do të bëhen të ditur së shpejti në një konference shtypi.
(d.b/ANSA/BalkanWeb)