Shqipëri- Serbimarrëveshje bashkëpuniminë Shëndetësi
TIRANE- Shqipëria dhe Serbia kanë nënshkruan memorandumin e parë në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve. Ministri Shqiptar i Shëndetësisë Petrit Vasili ka udhëtuar drejt Beogradit me flesë të homologut serb Tomica Milosavjlevic për të nënshkruar memorandumin.
Zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë informon se objektivat e Memorandumit Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi, , të firmosur dje në kryeqytetin serb, “do të promovojnë krijimin dhe zhvillimin e lidhjeve të bashkëpunimit ndërmjet organizmave publikë dhe privatë për çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit dhe mjekësinë”.
Bashkëpunimi do të fokusohet në trajnimin, shkëmbimin e specialistëve, në fushën teknike dhe teknologjike, promovimin e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare në rajon dhe të ndihmojë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të rajonit.
Gjatë vizitës së tij në Beograd, ministri Vasili vizitoi Institutin e Shëndetit Publik "Batut" në Beograd dhe kompaninë farmaceutike Galenika.
Ndërkohë, ministri serb i Shëndetësisë pritet të vizitojë Shqipërinë, me ftesë të ministrit Vasili, gjatë së cilës parashikohet nënshkrimi i bashkëpunimeve të tjera mes institucioneve shëndetësore shqiptare dhe serbe.
(s.g/balkanWeb)