Itali kapen rreth 360 kg marijuane ne nje kamion te nisur nga Vlora

Rreth 360 kg marijuane jane konfiskuar nga policia financiare ne stacionin detar ne Brindizit. Droga eshte gjetur ne nje rimorkio frigorifer te nje kamioni qe zbriti nga nje traget i nisu nga porti i Vlores. Drejtuesi i kamionit Lavdosh Manaj 56 vjec i lindur ne Vlore eshte arrestuar me akuzen e trafikut nderkombetar te droges. Policia italiane ka bere te ditur se 365 kg marijuane ishin fshehur ne shtratin e pasem te kamionit. Droga ishte ndare ne 29 pjese.