Stërkaj:Janë falsifikuar karta identiteti

Deputeti i PS-së, Paulin Stërkaj ka denoncuar sot faktin se ekzistojnë në qarkullim karta identiteti false të cilat do të përdoren gjatë procesit të votimit më 8 maj.
Në një konferencë për shtyp deputeti Stërkaj ka paraqitur disa karta false që sipas tij janë të thjeshta për t`u pikasur.
Sipas tij, në këto karta mungojnë disa nga elementet e sigurisë së kartës së identitetit origjinale si çipi i kartave që po qarkullojnë nuk janë të njëjta me kartat origjinale. Në tjetër element që mungon në këto karta janë edhe shenjat e gishtërinjve të cilat i dallon ato nga origjinalet, madje shtoi se riprodhimi identik i tyre është i pamundur.
Më tej Stërkaj theksoi se Partia Socialiste i ka marrë të gjitha masat për verifikimin e kartave të identitetit duke trajnuar komisionerët e saj se si mund t`i verfikojnë nëse kartat janë false ose jo.