E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali kapentrafikantet shqiptare te heroines e sillnin nga Shqiperia

VERONA-Nje bande e trafikut te lendeve narkotike pjese e te cileve ishin dhe disa shtetas shqiptare eshte shkaterruar ne Verona te Italise nga policia e shtetit fqinj.

Operacioni qe u krye ne Verona mundi te prangose 10 shtetas mes tyre disa shqiptare emrat e te cileve nuk behen ende te ditur. Por policia thekson se ishin shqiptaret ata qe sillnin drogen e llojit heroine ne Itali nga Shqiperi. Sic bejne te ditur burimet policore italiane droga transportohej me kamiona.
Grupi kishte kohe qe ishte vene ne vezhgim nga policia dhe dyshohet se gjate aktivitetit te tyre kane trafikuar nga Shqiperia ne Itali rreth 100 kg heroine.
Policia italiane po vazhdon hetimin per zbardhjen e plote te trafikut te heroines.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›