E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama i shkruan leter Berishes per oferten e re kryeministri thote pergjigja tek institucionet

Ne Shqiperi kryeministri Sali Berisha tha sot se ai eshte ne pritje te propozimeve konkrete te opozites per zgjidhjen e krizes duke ju pergjigjur ne kete menyre indirekt letres qe i ka derguar dje pasdite kryetari i partise socialiste Edi Rama. Duke folur lidhur me situaten politike gjate takimit me zevendessekretaren e pergjithshme te Keshillit te Europes kryeministri foli per propozime qe duhet te behen ne rruge institucionale. Ne letren e tij zoti Rama rikonfirmonte pozicionin e bere publik se opozita ka hequr teresisht dore nga fletet e votimit dhe kerkon qe te hetoje vetem materialet e hetimit.

Pasi prej 10 ditesh e ka perseritur disa here publikisht se opozita kish hequr dore nga fletet e votimit per hetimin e zgjedhjeve te qershorit te shkuar dhe nderkohe kryeministri po ashtuj disa here kish deklaruar se kerkonte ta shihte kete propozim dje kryetyari socialist Edi Rama e hodhi dhe ne leter oferten e re.

Nje leter ne te cilen ai ai shpjegonte se kjo oferte e re behej ne emer te interesave te vendit dhe ne funksion te axhendes europiane dduke shtuar se per hir te kompromisit te domosdoshem qe duhet ti jape fund krizes politike ne vend ata nuk i kerkojne flertet e votimit pere kete hetim. Ne leter madje zoti Rama e ben te qarte se pengese nuk do te mund te behet as fati qe do te pesojne fletet e votimit ndonese deri pak kohe me pare opcioni i djegies se tyre shihej si nje gjest qe do te nderpriste cdo ure komunikimi me qeverine. Qendrimin e ri te socialisteve e pershendeti qe javen e shkuar edhe komisioneri per Zgjerimin Stefan Fuele duke e cilesuar si nje mundesi qe nuk duhej humbur per zgjidhjen e ngercit politik.

Tekstin e letres drejtuar kryeministrit zoti Rama ja ka nisur per dijeni jo vetem zotit Fyle por edhe presidentit te komisionit europian Hoze Manuel Barrozo si dhe kryetareve te grupimeve te se majtes dhe te djathtes ne parlamentin europian te cilet u angazhuan ne maj ne bisedimet e zhvilluara ne Strasburg. Por duket se as letra nuk eshte nje akt konkret per shumicen e cila po kerkon zbatimin e procedurave protokollare perpara se te vendose se chap do te hedhe tani qe duket se propozimi i opozites nuk permban kerkesat qe jane konsideruar vazhdimisht si perplasje me vendimet e gjykates.

Shumica eshte kapur tani pas faktit se si tekst te propozimit socialistet vazhdojne te konsiderojne ate qe zoti Rama i dorezoi kryeministrit pak jave me pare e per te cilen shumica ktheu pergjigje negative pasi formulimi hetim i pakufizuar ishte sipas saj i papranueshem. Edhe sot komentet e kryeministrit Berisha lidhur me situaten politike gjate bisedes me zevendessekretaren e pergjithshme te Keshillit te Europes tingelluan si nje pergjigje ndaj letres se kryetarit socialist. Zoti Berisha ka theksuar gjate takimit se eshte ne pritje te propozimeve konkrete ne rruge institucionale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›