E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali kapet banda shqiptare qe vidhte dhe kercenonte viktimat

Gjashte shqiptare dhe nje napoletan jane arrestuar ne Kazerta te Italise me akuzen per bashkepunim ne pune te paligjshme. Operacioni per arrestimin e tyre eshte finalizuar nga komisioni per vjedhje te makinave.

Gjashte nga te ndaluarit jane vene ne pranga dhe burgosur ndersa nje i shtate shtetas rumun eshte vene nen arrest shtepie. Te arrestuarit akuzohen per vjedhjen e disa makinave dhe kercenimin e viktimave. Shqiptaret e arrestuar jane Florian Sallaj Telat Qoku Muhamer Qoku Blerim Qoku Aleks Kadia dhe Xhevat Sula.

Hetimet e policise per kete operacion ishin bazuar ne pergjimin e telefonatave. Rasti i fundit ku si pasoje personat e perfshire rane ne pranga behej fjale per nje telefonate qe kane marr per kthimin e makines se vjedhur ne kembim te nje pagese prej 15 mije euro. Behej fjale per vjedhjen e nje kamion ne qytetin bregdetar te Domitian perkthimin e te cilit kishin kerkuar 15 mije euro. Te njejten menyre ky grup kishte perdorur edhe per vjedhjen e tre automjeteve te tjera ne Giugliano te cilet per kthimin e automjetit kerkonin ne kembim 7 mije euro.

Disa nga te arrestuarit gjithashtu ishin te perfshire ne shfrytezimin dhe favorizim te prostitucionit me vajza Rumune ne zonen e Giuglianos. Vajzat importoheshin nga Shqiperia me cilesimin ne telefonatat e pergjuara si lope.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›