Thaci Presidenti i ri i Kosoves do te votohet javen e ardhshme

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin e plote ne lidhje me procedurat e zgjedhjes se zotit Behxhet Pacolli ne postin e presidentit ne seancen e 22 shkurtit.
Ashtu sic kishte njoftuar dy dite me pare Kushtetuesja ka konstatuar se zoti Pacolli nuk eshte zgjedhur konform procedurave kushtetuese andaj ai nuk eshte president i Kosoves.
Menjehere ka reaguar kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se institucionet do ta respektojne vendimin e Gjykates Kushtetuese ne lidhje me rastin Pacolli.
Pas nje takimi qe zhvilloi me zotin Pacolli kryeministri Thaci thirri mbledhjen e qeverise ku ai u zotua se koalicioni qeverises do te vazhdoje nderkaq rivotimi per zgjedhjen e presidentit te Kosoves sipas tij do te organizohet javen e ardhshme.
Do ta plotesojme kete agjende qe e kemi para nesh besoj shume shpejt qe javen tjeter si Kuvend i Kosoves si parti politike por edhe si partnere te koalicionit. Koalicioni vazhdon agjenden e vet te plote shteterore- tha Thaci.
Kryeministri Thaci ftoi edhe opoziten qe te luaje rol konstruktiv dhe te marre pjese ne procedimin e metutjeshem ne Parlament te rastit te zgjedhjes se presidentit.
Njeheresh ai u shpreh optimist se Parlamenti do te kete mundesi qe te zgjedhe presidentin sipas procedurave kushtetuese.
Do ta bejme zgjidhjen e shpejte kushtetuese per cka besoj edhe ne rolin pozitiv dhe aktiv edhe te opozites per cka edhe i ftoj per pjesmarrje aktive ne jeten demokratike. Kam besim te plote se do ta kalojme me sukses kete aspekt procedural ne Kuvendin e Kosoves u shpreh Thaci.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar dy shkelje te Kushtetutes te cilat e nxjerrin Behgjet Pacollin si president jo kushtetues. Shkelja e pare ka te beje me mungesen e dy kandidateve parashikuar ne nenin 86-te te Kushtetutes ndersa e dyta lidhet me mungesen e disa deputeteve ne seancen kur eshte votuar Pacolli.
Gjykata veren se Korniza Kushtetuese qendron e heshtur lidhur me numrin e kandidateve per zgjedhjen e Presidentit te Kosoves. Megjithate ndryshe nga Korniza Kushtetuese neni 86 i Kushtetutes se Republikes se Kosoves permend ne menyre te qarte jo-ambiguoze se duhet te kete me shume se nje kandidat ne raundin e pare dhe te dyte si dhe ne raundin e trete. Eshte e qarte se hartuesit e Kushtetutes kane zgjedhur formulimin e fjaleve te nenit 86 te Kushtetutes me qellim qe te devijojne nga sistemi i parapare ne Kornizen Kushtetuese duke perqafuar keshtu nje sistem me demokratik ku me shume se nje kandidat nevojitet para se te vihet ne levizje procedura per zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Kosoves. Procedura e zgjedhjes eshte krijuar me qellim qe te siguroje qe me shume se nje kandidat i nominuar per tu zgjedhur si President ai qe mori shumicen e votave do te zgjidhej si perfaqesues i popullit te Kosoves. Nese qellimi i hartuesve te Kushtetutes do te kishte qene qe te paraqisnin nje procedure alternative per zgjedhje vetem me nje kandidat te nominuar Kushtetuta shprehimisht do e kishte parashikuar nje procedure te tille thuhet nder te tjera ne aktvendimin e plote te Gjykates Kushtetuese te bere publik para disa castesh.
Ne keto rrethana Gjykata konkludon se procedura per zgjedhjen e z. Behgjet Pacolli si President i Republikes se Kosoves mbajtur ne seancen e jashtezakonshme te Kuvendit me 22 shkurt 2011 perben shkelje te nenit 86 te Kushtetutes dhe prandaj eshte kunderkushtetuese thuhet ne aktvendim.
Gjykata ka vleresuar si antikushtetuese edhe faktin se ne seancen e 22 shkurtit nuk kishte kuorum prej dy te tretave te deputeteve te Kuvendit ne kohen kur u mbajt raundi i pare dhe i dyte i zgjedhjes se presidentit.
Bashkimi Evropian e respekton vendimin e gjykates me te larte te Kosoves e cila ka shpallur jokushtetuese zgjedhjen e presidentit Behgjet Pacolli.
Ne presim qe te gjitha palet te punojne per nje zgjidhje konstruktive dhe sipas procedurave te brendshme thuhet ne komunikaten e perbashket te shefes per politike te jashtme te BE se Ketrin Eshton dhe te komisionarit per Zgjerim Shtefan Fyle.
Sic dihet Gjykata Kushtetuese ka vendosur te henen qe zgjedhja e Presidentit te Republikes se Kosoves ishte jokushtetuese
Presidenti i Kosoves Behgjet Pacolli eshte shprehur se do te respektoje vendimin e Gjykates Kushtetuese. Ne nje interviste dhene per televizionin e Kosoves RTK ai eshte shprehur se do ta respektoj vendimin duke shtuar se pret qe kete vendim ta marre neser te plote. Pacolli ka theksuar se megjithate cili do qe te jete vendimi i Gjykates une do ta respektoje pike per pike pasi ajo rregullon funksionimin e institucioneve te Kosoves ajo eshte e shenjte dhe duhet te respektohet. Neser pritet qe te pulikohet vendimi i plote i Gjykates Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese eshte shprehur se zgjedhja e Pacollit si President eshte bere ne kundershtim me nenin 86 te Kushtetutes se Republikes se Kosoves. Vendimi ishte pergjigje e kerkeses se 34 deputeteve nga LDK dhe AAK te cilet kerkonin opinonin e Gjykates rreth procedures se zgjedhjes se presidentit.
Te merkuren pritet qe Gjykata Kushtetuese te publikoje aktgjykimin e plote dhe atehere institucionet do ta kene me lehte te parashikojne veprimet e metejshme nese Pacolli do te rikthehet ne rivotim per president apo jo. Ndaj vendimeve te Gjykates Kushtetuese nuk mund te ngriten ankesa - vendimet jane te detyrueshme per te gjitha institucionet.
Kryesia e Kuvendit ne mbledhjen e sotme nuk ka diskutuar rreth vendimit te Gjykates Kushtetuese per presidentin Behgjet Pacolli per shkak se nje vendim i tille nuk i eshte dorezuar ende. Kryesia e Kuvendit ka vendosur ne mbledhjen e sotme qe ne seancen e 31 marsit ta shqyrtoje ne lexim te dyte projektligjin per buxhetin.
Nderkohe Bashkimi Evropian e respekton vendimin e gjykates me te larte te Kosoves e cila ka shpallur jokushtetuese zgjedhjen e presidentit Behgjet Pacolli. Ne presim qe te gjitha palet te punojne per nje zgjidhje konstruktive dhe sipas procedurave te brendshme thuhet ne komunikaten e perbashket te shefes per politike te jashtme te BE-se Katrine Ashton dhe te komisionarit per Zgjerim Stefan Fule.