E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapet çifti shqiptar me 3 kilogram kokainë

Itali, 23 qershor NOA Dy shqiptarë, një grua dhe një burrë janë arrestuar sot më Itali pasi në automjetin me të cilin ata po udhëtonin u gjet e fshehur një sasi e konsiderueshme kokainë.

Burime policore të Italisë bënë të ditur se kanë arrestuar dy shqiptarët S.A 32-vjeç dhe C.E 25-vjeç.
Mësohet se ata po udhëtonin me një makinë të tipit Ford Focus dhe e kishin fshehur sasinë e lëndës narkotike, rreth 3 kilogramë, në serbatorin e automjetit.
Sipas policisë gjatë kontrollit të makinës, u gjetën dhe u sekuestrua droga e llojit kokainë si dhe 2.200 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Policia bëri të ditur se dyshohet se droga vinte nga Spanja, ndërsa po punohet për të identifikuar të tjerë persona të mundshëm të implikuar në këtë trafik droge.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›