Shkup, protesta të partive jashtëparlamentare

Në sheshin Skënderbeu në Shkup, pasditen e së martës është zhvilluar protesta e organizuar nga partitë jashtëparlamentare shqiptare, nën moton "Liri dhe Barazi" të plotë për shqiptarët në Maqedoni. Rreth një mijë protestues shqiptarë kërkuan më shumë të drejta dhe barazi të plotë kundër diskriminimit shtetëror në Maqedoni. Njëri nga iniciatorët e protestës, kreu i BDK-së, Hysni Shaqiri deklaroi se shqiptarët duhet të vendosin veto për zgjidhjen e çështjes së emrit, përderisa nuk zgjidhen të drejtat e shqiptarëve. Ai gjithashtu kërkoi realizimin e kërkesës së tij të paraqitur prej shumë kohësh, federalizmin e Republikës së Maqedonisë. Protesta është mbështetur dhe organizuar nga BDK, BDSH, PPD, unionet studentore të universiteteve shqiptare si dhe organizata e shoqata të ndryshme qytetare dhe joqeveritare.