Itali, kapet shqiptari, u dënua për vjedhje banke
ROME- Një shqiptar 34 vjecar i dënuar me 15 vjet burg në mungesë në Shqipëri është arrestuar nga karabinierët në Karasko të Italisë. I riu nga qyteti i Vlorës është arrestuar në një lokal teksa ishte në shoqëri me disa shokë të tij shqiptarë.
Mediat italiane, duke iu referuar policisë së shtetit fqinj bëjnë të ditur se 34 vjecari, emri i të cilit nuk është publikuar ishte dënuar nga gjykata shqiptare për vjedhje banke. I riu kishte mbërritur në Itali në mënyrë klandestine në bordin e një gomoneje. Policia ka mbyllur 34 vjecarin në burgun Kiavari në pritje të një vendimi për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
(s.g/BalkanWeb)