E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapiteni” i Costa Concordia” pranon përgjegjësinë

përplasja fatale me gurët u shkaktua nga gabimi i tij në manovrim.

Të paktën kjo është ajo që raportonin mediat italiane gjatë ditës së mërkurës. Aksidenti i ndodhur në orët e para të së shtunës shkaktoi 11 viktima, ndërsa 23 persona janë shpallur të humbur.

Kapiteni Francesco Schettino duket se pranoi përpara hetuesve se dha me vonesë urdhërin për të kthyer anijen luksoze, duke bërë të pashmangshme përplasjen.

”Costa Concordia” kishte në bordin e saj më shumë se 4 200 persona në momentin e përplasjes, por kapiteni Schettino ishte ndër të parët që braktisi anijen, duke rënduar edhe më shumë pozitat e tij.
Aktualisht, Schettino po mbahet në arrest shtëpie. Mbi të rëndon akuza e vrasjes së shumëfishtë të pavullnetshme, neglizhencës në detyrë dhe braktisjen e një mjeti në vështirësi, akuza për të cilat, në bazë të drejtësisë italiane, rrezikon der në 15 vjet burgim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›