SHBA, një shtetas kinez akuzohet për vjedhje të programit kompjuterik

Një shtetas kinez është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën akuzat se ka vjedhur kode të programeve kompjuterike në vlerë prej rreth 10 milionë dollarësh nga rezervat federale të Bankës së Nju Jorkut, që është pjesë e sistemit bankar qendror të SHBA-së.
Autoritetet thanë se Bo Zhang, 32 vjeç, i cili punonte si programues kompjuterash në bankë, akuzohet për kopjim ilegal të një pjese kompjuterike.
Sipas autoriteteve, programi i vjedhur, që është pronë e Departamentit amerikan të Thesarit, ka kushtuar rreth 10 milionë dollarë për t`u krijuar e zhvilluar. Zhang, i cili u arrestua dje, është liruar me kusht pasi pagoi prej 200 mijë dollarë.