E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali kercenohet me vdekje ish-Ministri

Një letër që përmbante brenda një kërcënim me vdekje dhe një plumb iu dërguar ish-Ministrit të Drejtësisë në Itali, Clemente Mastella, raportuan gjatë pasdites mediat e vendit fqinj.

”Disa ditë më parë në Napoli pate fat, por herën e dytë nuk do të gabojmë, edhe sepse nuk do të përdorim duart. E sheh këtë plumb? Ai nuk gabon kurrë”, shkruhej ndër të tjera në tekstin kërcënues, që mund të ketë për autor organizatën mafioze napolitane Kamorra.

Drejtuesi i një partie dhe një eksponent i lartë i politikës italiane, Mastella mund të jetë vënë në qëndër të këtij sulmi pas luftës që udhëhoqi ndaj mafias, kur mbante pozicionin e Ministrit. Autoritet janë duke hetuar mbi vërtetësinë e letrës dhe autorët e saj.

Disa ditë më parë, një zyrtar i partisë së drejtuar nga Mastella, u sulmua fizikisht gjatë një vizite në Napoli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›