Itali ministri i Brendshem i mbijeton votebesimit

Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, i mbijetoi një votëbesimi në Senat, pas një skandali të lindur nga ekstradimi i paligjshëm i një disidenti kazak në vendin e tij.
Votëbesimi kundër ministrit rrezikoi qeverinë e koalicionit të gjerë të kryesuar nga Enrico Letta. Mocioni i opozitës kundër Alfanos u rrëzua me 226 vota kundër dhe 55 pro. Dyshohet se ekstradimi u realizua si një "favor personal" ndaj udhëheqësve të Kazakistanit, një vend i pasur me naftë, i kritikuar gjerësisht për mosrespektimin e të drejtave të njeriut. Mediat italiane e akuzuan ministrin se u takua me disa zyrtarë kazakë, pak ditë përpara se të lejohej ekstradimi. I ekstraduari, oligarku Mukhtar Ablyazov kishte kërkuar mbrojtje në Itali pasi konsiderohej si një kundërshtar i qeverisë kazake. Megjithatë, së bashku me familjen ai u rikthye në Kazakistan, ku fati i tij mbetet i panjohur. / Top Channel