E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanje protestat anti-qeveritare disa te plagosur

Policia spanjolle dhe dhjetëra protestues anti-qeveritare u përballën gjatë mëngjesit në sheshin qëndror të Madridit, duke lënë disa persona të plagosur.

Më shumë se një mijë spanjollë protestuan jashtë selisë së Partisë Popullore në pushtet, e përfshirë së bashku me kryeministrin Rajoy në një skandal korrupsioni. Manifestuesit kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Nga ana e tij, Rajoy është vendosur nën presion për të dhënë shpjegime në Parlament në lidhje me pagesat e jashtëligjshme. Ai ka mohuar që ta bëjë diçka të tillë deri tani, duke theksuar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme. Manifestimet e kësaj të enjte kanë shkaktuar ndërprerje të shumta të trafikut në Madrid. Një protestë e fuqishme u mbajt gjatë së premtes edhe përpara selisë së Partisë Popullore në Valencia. Aktualisht, Spanja është një prej vendeve më të goditura nga kriza europiane dhe me papunësinë që ka prekur 26% të spanjollëve, skandali i pagesave të jashtëligjshme të kryeministrit në pushtet ka krijuar një vorbull të vërtetë kombëtare. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›