E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali nje 21-vjecar nga Berati kapet me 1 kg heroine ne Lece

ITALI - Nje 21 vjecar nga Berati ka perfunduar ne pranga pasi eshte kapur me rreth 1 kg heroine ne Lece. Orest Shehaj 21 vjec shtetas shqiptar eshte ndalur ne gjate nje kontrolli rutine nga ku eshte zbuluar se mbante droge. Forcat e Guardia di Finances se Leces e kane ndaluar dhe arrestuar ate.

Sjellja e tij e cila ka qene jo tolerante ka bere qe agjentet te dyshojne dhe qe te inspektojne valixhet. Gjate kontrollit ne cante jane gjetur brenda ne nje pale xhinsesh dy pako qe permbanin ne total mbi nje kilogram heroine ne vleren e tregut te shitjes me pakice prej rreth 250 000 euro. Shehaj i kishte futur xhinset ku fshihte drogen ne nje cante shpine.

Shehaj jeton ne Itali ndersa ne Shqiperi rezulton si banore i komunes Velabish i qarkut Berat. Policia e Leces ka pikasur nje sjellja e dyshimte e shqiptarit pasi ai eshte munguar te shmange cdo postbllok policie duke kaluar neper rrugica ka bere qe polica te vihet ne vezhgim te tij. Ai ka shfaqur nervozizem dhe siklet ne momentin qe eshte ndaluar nga policia dhe kjo ka bere te rrise akoma dyshimet.

Policia ka bere te ditur se eshte e paqarte se nga ka ardhur 21 vjecari pasi atij nuk i eshte gjetur asnje bilete udhetimi por policia dyshon se ai eshte furnizues heroine. Arrestimi i tij eshte bere prane stacionit hekurudhor.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›