E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali perjashtohen per 10 vjet ultrasit serbe

Tifozet ultra serbe qe shkaktuan trazirat ne stadiumin e Xhenovas ne Itali nuk do te mund te hyjne ne Itali per 10 vitet e ardhshme. 35 serbet e denoncuar jane perjashtuar menjehere nga vendi pasi jane shoqeruar deri ne kufi. Ata konsiderohen te rrezikshem per sigurine publike dhe nuk lejohen te hyjne ne vendin tone. I njejta mase denimi do te zbatohet edhe per 17 te arrestuarit e tjere qe ndodhen ende ne burg beri me dije shefi I policise Manganeli.

Mbremjen e se martes tifozee serbe u perleshen me forca te shumta te policies gjate ndeshjes Itali- Serbi te vlefshme per eleminatoret Euro 2012. Dhuna vijoi edhe pas daljes nga stadiumi ku si pasoje mbeten te plagosur 16 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›