E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia e Madhe jashte Europes

Ivani i tmerrshem eshte pas hekurave tashme ngjarja e rende e ndodhur ne stadiumin e Xhenovas ne prag te ndeshjes Itali-Serbi pret pasojat si nga kendveshtrimi sportiv ashtu edhe nga ai diplomatik.

UEFA ka bere te ditur se ne mbledhjen e radhes me 28 tetor do te marre vendimin ndaj Serbise nderkohe qe Beogradi vazhdon te shpresoje per futjen ne Bashkimin Europian pavaresisht se ky grup tifozesh huligane beri te pamunduren per te penguar nje gje te tille duke enderruar Serbine e Madhe.

Fjalet e para te Ivan Bogdanov ishin Dikur kam qene nje paramilitar nuk kam asgje me Italine por me skuadren time ndash nderkohe huliganet e tjere kane kercenuar perfaqesuesen italiane dhe tifozerine per ndeshjen e kthimit ne Beograd. Me te mberritur ne kufirin e Serbise 19 persona jane arrestuar nderkohe qe ne Xhenovas u ndaluan 17-te te tjere. Dyshime te medha jane hedhur per kete grup vandalesh qe vetem tifoze nuk ishin.

Ne Beograd qarkullonin zerat rreth kesaj qe do te ndodhte e vetmja qe guxoi te publikonte dicka ishte gazeta lsquoPress. Sipas saj qe citon burime konfidenciale brenda policise serbe Bishes i ishin dhene detyra te qarta se bashku me biletat e ndeshjes pavaresisht se mbi te rendonin 4 akuza penale. Sipas kesaj gazete Ivan dyshohet te jete pjestare i nje grupi te madh narkotrafiku ne Ballkan.

Gjithcka dukej e organizuar shume mire federata serbe kishte vene ne dispozicion 9 autobuse per nje cmim prej 100 eurosh per te ndjekur kete ndeshje por ne Xhenova ishin 1750 tifoze serb nje pjese qendronin prej kohesh ne Itali dhe kishin siguruar te gjitha tymueset eksklpozivin dhe pincat me te cilat Ivan Bogdanov preu rrjeten e stadiumit gje qe sjell dyshime te forta per policine italiane se perse nuk u kontrolluan.
Me flamurin shqiptar na provokuan prandaj e dogjem ndash thote nje nga tifozet.

Federata Serbe e Futbollit menjehere eshte distancuar nga kjo ngjarje duke denuar kete akt barbar e ne te njejten kohe duke kerkuar falje per gjithcka ndodhi.

I menjehershem ka qene dhe reagimi i Federates Shqiptare te Futbollit. FSHF denon ashper keto veprime te dhunshme dhe nacionaliste te kesaj pjese te tifozerise serbe e cila jo vetem ska asgje te perbashket me futbollin por edhe ka fyer rende dinjitetin tone kombetar. Duke pershendetur qendrimin korrekt te mbajtur nga Federata Serbe e Futbollit FSHF denoncon ashper veprimet e ketij grupimi ekstremist qe cenoi rende simbolet tona kombetare. Federata Shqiptare Futbollit deklaron qendrimin e saj zyrtar i cili do te vazhdoje te jete nje kontribut i vazhdueshem dhe i hapur jashte cdo lloj ngjyrimi nacionalist me tendenca separatiste thuhet ne komunikate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›