E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, përmbytjet: Shkon në nëntë numri i të vdekurve

Autoritetet italiane thonë se ka shkuar në nëntë numri i persona të vdekur nga përmbytjet e sotme, të cilat shkatërruan urat, derisa përmbytën edhe qytezat në Toskanën italiane dhe në rajonin Liguria.

Diku pesë njerëz raportohet të jenë zhdukur.

Zonat që janë goditur më së shumëti ishin ato në rajonin e Spezias dhe disa zona të tjera turistike ku shtatë njerëz, përfshirë një ndihmës, kanë vdekur.

Moti i keq pritet të shtrihet në pjesën e mbetur të Italisë.

Para pesë ditësh, Roma mbeti e paralizuar si pasojë e një stuhie të fuqishme e cila paralizoi funksionimin e transportit publik.

Forcat e emergjencës janë vënë në alarm në kryeqytetin italian për ardhjen e motit të keq duke paralajmëruar edhe strukturat dhe sipërmarrjet publike.
Autoritetet e emergjencës civile, përfaqësuesit e punëve publike janë mbledhur në sallën operative të Mbrojtjes Civile në kryeqytet.
Ata i bënë thirrje popullsisë së zonave të goditura nga përmbytjet që të qëndrojnë larg zonave ujore, urave, si dhe të mos ndërmarrin udhëtime për shkak të motit të keq.
Bëhet me dije se në Aulla janë evakuuar afro 300 persona, ku 50 syresh janë shpëtuar nga forcat e emergjencës, të shpërndara nëpër zonat e përmbytura me gomone.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›