E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikohet propozimi i parë për kryeministrin e Tunizisë

Sekretari Gjeneral i Partisë së Moderuar Islamiste në Tunizi, Ennahda, Hamadi Xhbeli, bëri të ditur se është kandiduar nga partia për postin e kryeministrit të vendit.

Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve në Tunizi tregojnë se Partia Ennahda është caktuar fituese e zgjedhjeve, por se i mungon mazhoranca.

Ennahda e ka shpallur vetën tashmë fituese e zgjedhjeve, ndërsa rivali i saj kryesor, partia PDP, ka pranuar humbjen.

Ennahda është zotuar se do të mbështesë demokracinë laike në shtet.

Votimet e së dielës u mbajtjen për zgjedhjen e një Asambleje Kushtetuese, e cila zotohet që brenda një viti të draftojë një Kushtetutë të re.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›