E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali pezullohet plani per plehrat ne Napoli

Protestat e dhunshme ne Tercinjo detyruan qeverine italiane te pezulloje pa afat vendimin per ndertimin e nje vendgrumbullimi te dyte te plehrave ne Napoli.

Gjashte police te plagosur flamuri italian dhe qindra makina te djegura e dyqane te shkaterruara ishte bilanci i perleshjeve disa ditore mes qindra protestuesve dhe policise italiane.

Ne nje deklarate per mediat italiane i derguari i kabinetit Berluskoni Guido Bertoloso u shpreh se asnje veprim nuk do te ndermerret pa u arritur ne nje kompromis me protestuesit dhe pa u qetesuar gjendja.

Keto protesta jane frymezuar pjeserisht nga faktore te jashtem sepse ekzistojne qytetare qe jane vertet te shqetesuar dhe qe e kane shprehur shqetesimin e tyre nepermjet protestave te civilizuara ne menyre korrekte me ligjin deklaroi i derguari Bertoloso.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›