Skenari i zgjedhjeve ne Kosove

Ky burim ne kushte anonimiteti tha se te marten eshte caktuar mbajtja e mbledhjes se Kryesise se Kuvendit ku pritet te dorezohet mocioni i votebesimit ndaj qeverise i partise opozitare Aleanca Kosova e Re.
Kjo e fundit ka vetem edhe nje dite kohe per ti mbledhur edhe 10 nenshkrime te deputeteve per te plotesuar numrin e nevojshem prej 40 firmash per te ngritur mocion mosbesimi ndaj qeverise.
Nje anetar i AKR-se i tha ne kushte anonimiteti Top Channel se gjasat per ti siguruar nenshkrimet e mjaftueshme jane te medha. Me ti siguruar nenshkrimet AKR do te dorezoje mocionin ne Kryesine e Kuvendit e cila pastaj e fut ate ne mesin e pikave te rendit te dites qe do te shqyrtohen ne seancen e 28 tetorit.
Seanca parlamentare e se enjtes pritet te zhvilloje punimet e saj ne menyre te shpejtuar. para se te ngrihet mocioni do te votohet buxheti i shtetit per vitin 2011 dhe disa ligje te rendesishme.
Nga ana tjeter nje zyrtar i LDK-se tha po keshtu ne kushte anonimiteti se kryetari i LDK-se Fatmir Sejdiu eshte i gatshem per konsensus ne kete drejtim. Ndersa perfaqesuesit e partive tjera u shprehen te painformuara lidhur me mundesine e rrezimit te qeverise dhe shperberjen e Kuvendit kete jave.
Dy jave me pare Presidenti ne detyre i Kosoves Jakup Krasniqi caktoi 13 shkurtin si date per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Por gjithcka ndryshoi me terheqjen e LDK-se nga koalicioni qeverises me PDK-ne cka coi vendin drejt nje krize te thelle institucionale.