E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali pranga 100 mafiozeve te dyshuar

Prokuroria e Napolit konfirmoi se gjate operacioneve ne kete qytet dhe ne periferi te tij u arrestuan 50 anetare te klanit mafioz Lo Russo dy prej te cileve gra.

Keta persona jane te dyshuar per shoqate mafioze trafik droge dhe pervetesim fondesh. Ajo qe bie ne sy eshte se kater nder te arrestuarit jane anetare te policise bashkiake.

Ndersa ne operacionin e dyte i cili u ndermor ne Katania u arrestuan 47 persona mes te cileve zyrtare politike sipermarres lokale dhe anetare klanesh.

Ky eshte nje operacion qe na beri te mundur ta asgjesojme Cosa Nostra-n jo vetem ne Katania por edhe ne rrethinat e saj deklaroi Giampaolo Ganzer shef i nje departamenti te karabiniereve.

Ndersa ministri italian i Puneve te Brendshme Roberto Maroni deklaroi se kjo e merkure eshte nje dite qe duhet shenuar me kryq te kuq nga pikepamja e luftes kunder kriminalitetit me sukseset e regjistruara./Start/

2010-11-03 1707

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›